TIRANE
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ndodhet i pranishëm në ambjentet e Prokurorisë së Tiranës për padinë e partisë së përfaqëson kundër ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe policisë për përdorimin e gazit lotsjellës në protestë.

“Në perfundim, zoti Bardhi do te ketë një komunikim me mediat jashtë Prokurorisë.”- bën të ditur PD.

Partia Demokratike ka paditur ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre gjatë 20 marsit të këtij vit për hedhjen e gazit lotsjellës ndaj qytetarëve në protesta.

Sipas PD-së përdorimi i gazit në protestë ishte ishte një veprim i mirëfilltë kriminal.