Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka paditur në Gjykatë këshilltarin e PD-së, Akil Kraja, pasi akuzat për rritjen e çmimit të ujit, i kanë shkaktuar turbullime të padrejta.

Këshilltari i PD-së pasi ka marrë kërkesë-padinë shtë përgjigjur me anë të një postimi në Facebook.

Miremengjes #Tirane!

Deshiroj te ndaj me ju #dhuraten qe sapo morra nga #Veliaj per vitin e ri : thirrje ne #Gjykate me justifikimin qe akuza jone per rritjen arbitrare te cmimit te ujit i ka shkaktuar dem moral dhe turbullim te padrejte te gjendjes shpirterore te tij !!!

Ky eshte nje gjyq politik i paster me qellimin e vetem per te trembur dhe mbytur cdo forme opozitarizmi ne Keshillin Bashkiak Tirane !

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook