Janë bërë publikë emrat e grupit negociator të palës shqiptare lidhur me marrëveshjen me Greqinë për të përgatitur marrëveshjen e kufirit detar.
Ministria e Europës deklaroi se i ka plotësuar kërkesat që iu parashtruar nga Presidenti Ilir Meta në këmbim të dhënies së Autorizimit për Plotfuqishmëri për marrëveshjen mes dy vendeve.
Emrat e negociatorëve
Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare
Artur Meçollari nga Ministria e Mbrojtjes
Qirjako Qirko, ambasador në Britaninë e Madhe
Aida Hajna, Zv.Drejtore e Policisë Shtetit
Arsen Mullai
Viktor Doda
Ardian Bylyku, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore
Armand Skapi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë
Ferdi Hysi, Instituti i Gjeografisë
Lorenc Çela nga Instituti i Gjeohapësirës
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook