Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas prezantimit të të ashtuquajturit “Pakti për Universitetin”, nga ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar të plotë paktin për Universitetin,  ndërsa shprehet se është kaluar përtej 8 kërkesave të studentëve.

Postimi i Ramës:

Drafti i PAKTIT PER UNIVERSITETIN u prezantua sot nga ministrja Besa Shahini, si një ftesë për një Dialog gjithëpërfshirës, me pedagogë, studentë e drejtues të Universitetit

Ky draft, që e gjeni më poshtë dhe që siç mund ta shihni shkon shumë përtej 8 kërkesave, do të reflektojë kritikat e sugjerimet që do të shprehen gjatë Dialogut, duke u kthyer edhe në bazën një partneriteti të ri qeveri/universitet, si edhe të marrëveshjeve të partneritetit mes ministrive e universiteteve

Në këtë draft mund të gjeni edhe rrugët e adresimit të 8 pikave dhe afatet e përmbushjes së tyre.