Para dy ditësh Kryeministri Rama ka prezantuar zgjidhjet e tij për kërkesat e studentëve nëpërmjet një platforme të quajtur “Pakti për Universitetin”. 

Në një deklaratë zyrtare kanë reaguar Këshillat Studentorë duke deklaruar se ky pakt nuk i përmbush kërkesat e tyre, madje nëpërmjet këtij pakti sipas tyre Rama po mundohet të japë një zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete.     

Deklarat e plotë e këshillave Studentorë:

Në kuadër të diskutimeve dhe pas prezantimit të paktit për universitetin nga ana e qeverisë, Këshillat Studentorë u mblodhën dhe analizuan situatën dhe përgjigjet ndaj kërkesave tona.

  • Pakti për Universitetin i prezantuar nga qeveria nuk i përmbush kërkesat e studenteve, madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete.
  • Këshillat Studentorë së bashku me grupet e interesit po punojnë për ngritjen e një platforme të qartë e cila do të paraqesë problematikat dhe zgjidhjet e mundshme sa më të shpejta bazuar në 8 kërkesat fillestare. Kjo platformë do të zyrtarizohet në fillim të janarit së bashku me studentët dhe në media.
  • Vlerësojmë vullnetin e mirë të Kryeministrit, nisur nga presioni i vazhdueshëm i studentëve për ndryshimet në qeveri edhe pse ky vendim nuk e shmang përgjegjësinë direkte të Kryeministrit për situatën në vënd.
  • Studentët do të jenë në mbështetje të çdo proteste që nuk ka prapavije partiake, nisur që nga sot me protestën e thërritur nga diaspora.
LEXO EDHE:  VIDEO/ Edi Rama një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si i çekuilibruar, deklarata e Bashës