Vladimir Putin pretendohet është njeriu më i pasur në botë, pasi jë ish këshilltar i qeverisë ruse vlerësoi se pasuria e tij vlen gati 200 miliardë dollarë.

Si President i Rusisë, qëndrimi zyrtar i Putinit është Kremlini i Moskës. Sidoqoftë, ai shpenzon pjesën më të madhe të kohës në një vendbanim të qeverisë periferike jashtë qytetit të quajtur Novo-Ogaryovo.

Thuhet se ka rreth 20 pallate dhe vila të ndryshme. Më e diskutueshmja është e ashtuquajtura “pallati i fshehtë”. Ky thuhet se u ndërtua për Putinin duke përdorur fonde të paligjshme shetërore.

Kjo rezidencë thuhet se kushtoi 1 miliardë dollarë për të ndërtuar. Ka një teatër privat dhe një vend për ulje me hapësirë për tre helikopterë.

Në vitin 2012, një dosje u hartua nga një rival politik i Putinit, i cili pretendonte se Putin kishte në pronësi disa avionë privatë, helikopterë dhe jahte.

Ai akuzohet se zotëron 58 lloje të ndryshme të avionëve, duke përfshirë një Dassault Falcon, i cili ka 19 ulëse.

Një nga avionët e tij thuhej se kishte një kabinë 11 milionë dollarëshe të pajisur ku vetëm tualeti kushton afro 100,000 dollarë. Ky avion ka nje hapësirë deri në 186 pasagjerë. Putini akuzohet se ka pesë prej tyre.

Putin gjithashtu pëlqen të krenohet me pamjen e tij. Dosja e 2012-ës pohoi se Putini ka 11 orë me vlerë rreth 687,000 dollarë.

LEXO EDHE:  "Kemi raketën që se ndal askush", kërcënimi i frikshëm i Putin: Tani do të na dëgjojë Amerika dhe bota

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook