Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka ka reaguar pas akuzave që kryeministri Edi Rama ka ngritur gjatë Asamblesë Kombëtare të PS në drejtim të opozitës.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se Rama e mbylli javën duke sulmuar opozitën.

Statusi i Palokës

Mbasi harxhoi gjithë javën duke sharë dhe sulmuar politikanët gjermanë, pastaj duke akuzuar e ofenduar myslimanët shqiptarë si ekstremistë që mund të shpërthejnë, Edi Rama e mbylli javën duke sulmuar sot për dy orë opozitën.

Kur të gjithë prisnin që me kthimin nga Gjermania, Rama të hapte rrugë e të lejonte arrestimin e Saimir Tahirit për t’i hapur kështu rrugën Shqipërisë për në Europë, ai bëri të kundërtën. Rama tregoi se pranon të ndëshkohet Shqipëria, por kurrë Tahiri. Arsyeja kuptohet dhe është e thjeshtë madje e thënë dhe me gojën e Tahirit: Paratë e drogës nuk janë vetëm në xhepat e Tahirit por edhe në ata të Ramës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook