Kamerat kanë filmuar momentin kur një nënë e re lë vajzën e saj vetëm 1 ditëshe në një kosh mbeturinash në mes të rrugës dhe më pas e qetë largohet për në punë sepse nuk donte të humbiste punën, bëri të ditur policia braziliane.

Ngjarja u regjistrua në juglindje të Brazilit. Banorët gjetën vajzën e porsalindur të mbështjellë me një batanije rozë dhe të futur brenda në një qese.

Ata dëgjuan të qarat e fëmijës dhe lajmëruan menjëherë shërbimin e emergjencës.

Policia arrestoi 25 vjeçaren në ambientet e punës. Kolegët pasi kishin dëgjuar lajmin për fëmijën e braktisur kishin dyshuar për kolegen e tyre kur kishin vënë re se asaj i ishte zhdukur barku brenda një nate.

Vajza kishte dy muaj që punonte si pastruese në një lavazh makinash dhe ishte përpjekur tia fshihte drejtuesve të saj për shkak se kishte frikë se do të humbiste vendin e punës

Mendohet se nëna e re kishte lindur në shtëpi, pa shkuar fare në spital, ndërsa kamerat e sigurisë filmuan momentin kur nëna singël e qetë kalon rrugën me foshnjën në krah, më pas e lë atë në një kosh plehrash dhe largohet e qetë.

Foshnja e cila peshon 3.6 kg është dërguar në spital për tiu nënshtruar të gjitha analizave.