Ky është momenti tronditës kur një njeri i dhunshëm lë një grua të pavetëdijshme në trotuar pasi e godet dy herë me grushta në fytyrë

Ngjarja ndodhi jashtë një klubi nate në Essex, jug lindje të Anglisë në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Në videon 9 sekonda duket që gruaja i afrohet shumë afër burrit i cili mban duart përpara.

Pasi shkëmbejnë disa fjalë burri e godet me grusht në fytyrë.  

Në moment gruaja afrohet për tu kundërpërgjigjur por asaj i vjen dhe një grusht tjetër me të djathtën po në fytyrë që e rrëzon përdhe në tokë dhe e lë pandjenja. Në video dëgjohen reagimet shokuese të personave që ndodheshin aty.

Policia ka nisur hetimet dhe ka ngritur akuzë për dhunë ndaj personit që goditi.

Videoja e postuar fillimisht në “Facebook”, e më pas është përhapur me shpejtësi në rrjet, ka ngjallur shumë debate, ndërsa vajza është në spital.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook