Një grua duke ecur një rrugë në Kinë është ‘gëlltitur’ nga një gropë e madhe që u hap papritmas nën këmbët e saj.

Gruaja, e paidentifikuar, pësoi dy fraktura në brinjë pasi u rrëzua në gropën e thellë prej 3 metrash.

Ndërsa shkaku i hapjes së gropës në trotuar po hetohet.

Incidenti ndodhi të dielën (11 nëntor) para një stacioni autobusi në Ruide Avenue në qytetin e Lanzhou.