Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Shkak për zbulimin e ngjarjes u bë një makinë e djegur, e cila u gjet paraditen e sotme në lagjen “15 Tetori”.

Policia e Fierit informon se makina është përdorur për të qëlluar me armë në drejtim të lokalit të shtetasit A.B sot rreth orës 11: 45 minuta në lagjen “8 Shkurti” Fier.

“Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit. Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier. Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator”, informon policia e qytetit të Fierit.

Forcat policore  po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Ndërko grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e  autorëve si  dhe zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook