Një shpërthim në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë në orët e para të ditës së sotme.

Lajmin e konfirmoi qeveria e Malit të Zi përmes një njoftimi të postuar në rrjetin social “Twitter”.

“Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Qeveria tha se pajisja e hedhur në ambasadë mund të ketë qenë granatë dore dhe se hetimet janë në proces.

Policia tha se nuk i di motivet e sulmuesit vetëvrasës. Ambasada i paralajmëroi shtetasit amerikanë që të qëndrojnë larg deri në njoftimin e radhës.

“Ambasada e SHBA-së në Podgoricë i paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e saj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook