Papunësia është një ndër faktorët kryesorë, që po prek më së shumti rininë shqiptare.Statistikat nga instat janë tepër tronditëse, sidomos për vitet e fundit shihet një rënie ,drastike e të papunëve në vëndin tonë. Po përse shumë e shumë të rinj po largohen drejt vendëve te BE? A nuk janë ato të kënaqur këtu? Cilat janë shkaqet , arsyet?

Nga konkluzionet e bëra dhe të intervistuara, shumë të rinjë janë shprehur se paga është shumë e ulet, dhe nuk mund të përballojnë një jetesë qoftë vetem ose dhe me familje. Kështu ato i drejtohen vëndeve të europës, për një jetesë sa më të mirë dhe shpresojn që atje të punojnë në profesionin e tyre, duke qenë se kanë mbaruar dhe shkollat. Shakqet, arsyet që i bëjne të rinjtë të emigrojnë, janë këto që përmendem pak më lartë por mos të harrojmë dhe standartet akoma më të mira dhe me të vlefshme përsa i përket një qytetari të denjë si pjesë e bashkimit europian.

Askush nuk dëshiron të largohej nga vëndi i tij, qoftë për mirë ose për keq. Vendi yt është vëndi yt. Por rrethanat e tilla bëjnë çdo shtetas shqiptar të largohet. Dhe pastaj thuhet përse e vrau ose u kap me kaq kile drog, ja pra shkaqet dhe motivet që çojne çdo njeri  të bëjë gjëra të tilla, dhe pse këto janë gjëja e fundit. I bëjme thirrje Rames thonë të rinjtë, të reflektojë dhe të mos rrijë e të përgenjeshtroj e të thotë mashtrime, shpifje për ato çka janë të vërteta. Kryeministri duhet të marrë në dorë situatën dhe ta kontrollojë, thonë që shpresa vdes e fundit, por mesa duket për shqipëtarët është shuar dhe pse në ndonjë fije të fitilit ka akoma shpresë për ketë vënd.