Këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur nga publiku Ernest Duka, ose i njohur ndryshe me emrin e artit Stine, para pak kohësht u vu nën fokusin e mediave rozë pasi nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij konfirmoi ndarjen e shumëpërfolur nga bashkëshortja e tij, Graciela Pasha.

Edhe pse pak i shkëputur nga projektet e tij muzikore, Stine nuk ka qëndruar larg fansave të tij, përkundrazi në këtë ditë të shënuar për të dashuruarit ai ka vendosur të japë një mesazh të rëndësishëm.

“Lum ata që dashurojnë… për pjesën tjetër skam ç’them, thjesht uroj ta gjejnë dashurinë të paktën një herë në jetë”, shkroi Stine në Instagram.

Rikujtojmë se çifti pavarësisht ndarjes do të jenë në kontakt gjithmonë pasi janë prindër të një vogëlusheje me emrin Estia.