Që Ronaldo është një makinë golash kjo dihet por futbollisti i njohur është dhe një ‘makinë’ parash. Sulmuesi i Juventusit dhe i kombëtares portugeze fiton shuma marramendëse nga reklamat që realizon.

Së fundmi Ronaldo sipas të përjavshmes gjermane “Der Spiegel” do të fitojë 162 milionë euro nga kontrata e tij me Nike. Zbulimi është bërë nga dokumentet më të fundit të “Football Leaks” të botuar nga revista gjermane këtë të premte.

192429466 7f9a8f43 E457 492d 96c0 291a0aabe2fb

Nga një draft i kontratës më të fundit, që do të zgjasë deri në vitin 2026, përfshihet edhe një shpërblim prej 4 milionë eurosh për fitimin e çmimit të “Topit të Artë”.

Ronaldo ka një kontratë me gjigantin amerikan që nga viti 2004 që “i ka garantuar një komision themelor prej 3.65 milionë euro.
Futbollisti i njohur gjithashtu fiton edhe 30 milionë euro në sezon me skuadrën e Juves.

Për sa kohë që Ronaldo të luajë me një klub të kategorisë A, ai do të përfitojë 16.2 milionë euro në sezon. Nike ndërkohë nuk ka pranuar të japë një reagim për këtë rast duke thënë: Nuk komentojmë kontratat e atletëve.