Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook shkruan se prej ditës së sotme të gjithë shqiptarët duhet të kenë frikë.

Sipas deputetit të opozitës është se kryeministri Edi Rama ka dhunuar Kushtetutën kur emëroi Prokuroren e Përgjithshme, dhe populli shqiptar duhet të ketë frikë pasi nuk ka më asnjë garance.

Opozitës i vodhën zgjedhet, i ‎vodhën konsensusin kushtetues të 22 korrik 2016, i grabitën hapësirën që i jep Kushtetuta për të përcaktuar me konsensus Prokurorin e Përgjithshëm, me siguri do kapin edhe Gjykatën Kushtetuese. Cfarë hapësire i mbetet në institucione opozitës? Ambasadat nuk janë institucione dhe as gjykatë të drejtash! Aq më pak janë të parashikuara në Kushtetutë”, shkruan Bylykbashi.

Ai shton “sigurisht, me kurajën për të legjitimuar kapjen e kreut të akuzës nga Kryeministri, kësaj Prokuroreje të Përgjithshme Politike nuk ia heq asnjë note verbale diplomatike damkën Prokurori Politike”.

Statusi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Edi Rama emeroi Prokuroren e Pergjithshme Politike ‎

‎Sot frike duhet te kene te gjithe shqiptaret, sepse kur dhunohet Kushtetuta, nuk ka me asnje garanci.

‎Sot frike duhet te kete kush beson tek shteti i se drejtes sepse ‎sot ai ka rene ne cdo aspekt te tij. Sot nje memo e zakonshme nderkombetaresh vlen me shume se Kushtetuta. Nese zgjedhjet NUK mund te behen pa ligj dhe vetem me raportin e ODIHR, apo reforma ne drejtesi NUK behej vetem me raportin e Komisionit te Venecias pa miratuar Kushtetuten, sigurisht nje memo zyrtaresh te vegjel nderkombetare NUK mund te sherbeje si ligj per zgjedhjen e prokurores politike, edhe sikur te kete bekimin e Papes.

‎Sot frike duhet te kete kush shpresonte te reforma ne drejtesi, sepse ajo sot u perdhunua. Dhe asnje lloj bekimi nuk e ben ate reforme te virgjer serish.‎

Sot duhet te kene zhgenjim te gjithe ata qe besuan tek vetingu, sepse sot Prokurore e Pergjithshme Politike u zgjodh nje prokurore qe nuk ka kaluar vetingun. Bekimet qe sherbejne si garanci per kete maskarade vlejne dy leke perpara kerkeses se Kushtetutes qe Prokurori i Pergjithshem duhej te kishte kaluar vetingun paraprakisht.‎

LEXO EDHE:  Rama në Rrëshen: Ka ardhur koha për të bërë një investim, sepse ...

Sot duhet te kene frike nga drejtesia e re politike ata qe nuk e dine se kjo prokurore politike pa veting, do te pregatise vetingun per prokuroret qe nuk do Kryeministri qe e emeroi. Dhe me pas shqiptaret nuk mund t’i kerkojne garancite tek Kushtetuta dhe Kodi i Procedures Penale por duhet t’i kerkojne tek Rama. Por ama te harrojne qe do kete prokuror qe ti tunde prangat Rames!‎

Kush thote se sot filloi reforma ne drejtesi duhet te skuqet me turp‎. Sot ishte akti me i turpshem i shkeljes se Kushtetutes. Si qenka zgjedhja e kesaj prokuroreje politike fillim reforme kur vete thane se kjo prokurore e pergjithshme e perkohshme nuk do kete kompetenca?! Turp dhe sharlatanizem!

Sot duhet te shqetesohemi te gjithe, te djathte, te majte dhe pa parti per kete precedent ku Kryeministri perdor parlamentin te pushtoje institucionet e pavarura.

‎Sot duhet te shqetesohet kush beson se ky vend do te marre udhen e normalitetit demokratik dhe integrimit europian. Ose rivendosen bazat kushtetuese te demokracise ose normalitet nuk ka. Nese Europa te hap dyert me zgjedhjet e blera dhe shkelje te Kushtetutes‎, mirekuptoj britaniket.

Opozites i vodhen zgjedhet, i ‎vodhen konsensusin kushtetues te 22 korrik 2016, i grabiten hapsiren qe i jep Kushtetuta per te percaktuar me konsensus Prokurorin e Pergjithshem, me siguri do kapin edhe Gjykaten Kushtetuese. Cfare hapsire i mbetet ne institucione opozites? Ambasadat nuk jane institucione dhe as gjykate te drejtash! Aq me pak jane te parashikuara ne Kushtetute.

Sigurisht, me kurajen per te legjitimuar kapjen e kreut te akuzes nga Kryeministri, kesaj Prokuroreje te Pergjithshme Politike nuk ia heq asnje note verbale diplomatike damken PROKURORE POLITIKE.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook