Reagon Spartak Ngjela pas protestës së ashpër që ndodhi, dhe zgjedhjes së Kryeprokurores së re të Përkohshme Arta Marku.

Në një postim në facebook, avokati shtron pyetjet se pse SHBA e mbështeti menjëherë emërimin e Arta Markut.

Sipas tij shumë shpejt do të fillojë goditja e krimit në vend, dhe korrupsionit të lartë shtetëror. Qytetarët gjithnjë e më shumë po besojnë te përfaqësuesit Amerikanë, të cilët i shikojnë si shpëtim.

Ngjela shprehet se dje u tregua se më budallenjtë menduan ta zgjidhnin hallin e tyre me “revoltë popullore” përmbysëse, e cila ishte një pamundësi absolute. Kurse ata më të mençurit, domethënë maxhoranca, menduan që të përfitonin diçka me politikën e pranimit të politikës amerikane antikorrupsion edhe pse janë edhe vetë të rrezikuar nga kjo politikë.

Statusi i plotë i Spartak Ngjelës:

“Politika amerikëne e përshëndeti mënjëherë dje shkarkimin e prokurorit Llalla dhe mbështeti emërimin e prokurores së re Marku.

Akoma më do të këtë fuqi korrupsioni shqiptar që të shpresojë se nuk do të ndëshkohet?

Ambasada amerikane tha hapur dhe qartë dje se në Shqipëri u hoq nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm mbrojtësi i korrupsionit të lartë shqiptar.
Ky ishte një sukses i madh për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Po revolta e pretenduar me sokëllimë nga korrupsioni, si u shfaq?

E gjithë “revolta” e korrupsionit rezultoi një flluckë sapuni. Kurse vetë Saliu u flak si një rreckë e vjetër në kanalin kullues të kohës.

Po, e gjithë kjo, la një shije të hidhur në opinionin publik shqiptar për të gjithë klasën politike: Shqiptarë! a e shihni se për kë votoni masivisht dhe me sy mbyllur?!
I patë vjedhësit në revoltë?
Historia do të tallet me këta trutharë që e kanë ditur vjedhjen e shtetit dhe të shqiptarëve intelekt të lartë drejtimi.

Por ama, që sot e tutje, kushdo që kërkon të hyjë në politikë, të mendonohet mirë, se, Shqipëria, me ndihmën e Amerikës dhe Bashkimit Europian, do të hyjë në një vetëdisiplinim racional të qeverisjes së moralshme.

Po le ta analizojmë më thellë çështjen

  1. Gëzimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë për rrëzimin e prokurorit që mbronte korrupsionin e lartë në Shqipëri; tregon dy arsye të cilat do ta rrisin optimizmin e shqiptarëve:
    E para: që politika amerikane do ta çojë deri në fund vendosjen e drejtësisë dhe moralitetit në Shqipëri.
    E dyta: që shumë shpejt do fillojë goditja penale e korrupsionit të lartë shtetëror.

Të dy këta aspekte, shqiptarët po i prisnin me padurim dhe me shqetësim të brendshëm, brenda pyetjes: a do ta çojë Amerika deri në fund luftën kundër banditizmit qeverisës në Shqipëri?

Akti i djeshëm i politikës amerikanë i ka bërë sot shqiptarët që të hedhin edhe një hap më tej në shpresën e tyre.

  1. I patë sesi u ekzaltuan të korruptuarit e mëdhenj të opozitës dje në Parlament?
    Ja, këta kanë qënë së brendshmi në historinë politike të Shqipërisë të gjithë pushtetarët hajdutë dhe shitës të interesit kombëtar në njëqind vjet.

Ajo që shfaqën dje me mjete primitive në Parlament grabitësit e jetës së shqiptarëve, nuk ishte një mllef i tyre kundër maxhorancës shqiptarë, por një mllef kundër Amerikës, për faktin që kjo është bërë me popullin shqiptar kundër sunduesëve, të tërë banditë dhe shitës të vazhdueshëm të interesit kombëtar te
fqinjët pushtues.

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Amerika mbështet opozitën

lll.
Por tani për korrupsionin shqiptar mori fund gjithçka.
Asnjë nga këta pushtetarë aktualë nuk është më i sigurt. Asnjë, në të dy krahët e politikës shqiptare.

Koha e spastrimit ligjor të imoralitetit shqiptar, dje, bëri hapin e vet themelor përpara.

Penguesit e vazhdueshëm të Reformës në Drejtësi, deje menduan që ta bllokonin përfundimisht Reformën, por dështuan sepse populli nuk i përkrahu.
Po, si ka mundësi që të vjedhurit të ngrihen e të mbrojnë grabitësit e mirëqënies së tyre?
Ende nuk janë në gjendje që ta bëjnë brenda vetes këtë pyetje këta politikanë trutharë?

lV.
Nuk ka gjë më qesharakë se të shohësh pushtetarët e korruptuar e të kapur në korripsion që duan të pushtojnë Parlamentin e të mos lejojnë votimin e progresit të popullit të tyre.

Të gjithë këta sot janë të mërzitur, se menduan që të mundnin Amerikën me 200 përkrahës të paguar që donin të hynin në sallën e Parlamentit.
Po ja dhe hynë; e pastaj? Do rrëzonin Uashingtonin këta në Tiranë kur në Shqipëri të gjithë shqiptarët janë me Amerikën?
Janë të vegjël nga mendja dhe të liq në ndërtimin e tyre shpirtëror këta të korrupruar.
Babëzia i degdisi dje në shëmtimin më karikaturesk të historisë politike të Shqipërisë.

Po, më saktë, çfarë pamë dje?
Dje u tregua se më budallenjtë menduan ta zgjidhnin hallin e tyre me “revoltë popullore” përmbysëse, e cila ishte një pamundësi absolute. Kurse ata më të mençurit, domethënë maxhoranca, menduan që të përfitonin diçka me politikën e pranimit të politikës amerikane antikorrupsion edhe pse janë edhe vetë të rrezikuar nga kjo politikë.

Po, megjithatë, të dy krahët janë të trembur. Kurse politika amerikane dhe ajo gjermane sigurisht që do vijojnë të mposhtin çdo rezistencë të korrupsionit shtetëror shqiptar.

Politika amerikane tani duhet të hidhet në sulm real, sepse akti i djeshëm ka rritur shpresën shqiptare për progres të shpejtë. Sytë e të gjithë shqiptarëve sot janë të kthyer me shpresë të re nga Amerika, si asnjëherë tjetër, edhe pse 97 përqind të tyre gjithmonë ka 27 vjet rresht që janë proamerikanë.

Zotërinj që po përgjoni historinë e Shqipërisë nga dritaret e territoreve shqiptare të pushtuara prej jush!
Kujtohuni dhe binduni se, pas gjithë këtyre shekujve shtypës, erdhi më në fund dhe koha e shqiptarëve. Që nesër e tutje, të gjithë ju – mos kini më asnjë shpresë te korrupsioni shtetëror shqiptar, të cilin keni një shekull që e paguani!

Sepse, Fuqitë e Mëdha perëndimore, tani janë të gjitha me shqiptarët. Rusia juaj është shumë pak”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook