Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar Rusinë që të bëhet për sulmet e ushtrisë amerikane kundër regjimit të Assad në Siri.

Përmes një postimi në Twitter, Trump iu referua paralajmërimeve të zyrtarëve ushtarakë rusë se çdo sulm i SHBA-së në Siri do të marrë përgjigje.

“Rusia zotohet se do të qëllojë çdo raketë të hedhur në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe ‘të mençura’. Nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me gaz njerëzit e saj dhe është e lumtur për këtë”, ka shkruar Trump në Twitter.

Kujtojmë që Rusia, e cila mbron regjimin e Bashar al Assad në Siri, premtoi se do të shkatërrojë çdo raketë që do të niset drejt forcave qeveritare.

Sulmi i mundshëm me raketa i SHBA ndaj Sirisë vjen pasi regjimi vrau pak ditë më parë me armë kimike dhjetëra njerëz të pafajshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  "Falë jush kapëm njeriun e ISIS", SHBA falenderon policinë shqiptare pas arrestimit të "Abdul Qawii"