Dashi
Po përballeni me disa probleme shpirtërore. Mos luani me emocionet tuaja. Mbajini këmbët në tokë. Mund të ndjeni shumë për një person sot. Përdoreni intuitën tuaj të fortë.

Demi
Nuk e keni marrë seriozisht një person. Sot duhet ti jepni falënderimet dhe mirënjohjen që ai meriton. Nuk jeni në formë të mirë. Përqendrohuni te ajo që është reale.

Binjaket
Sot do të jeni shumë i ndjeshëm. Emocionet tuaja janë të forta. Kuptojeni rëndësinë e miqësisë së mirë dhe tregojini dikujt se kujdeseni për të. Kaloni një darkë intime me një person të dashur.

Gaforrja
Nuk jeni i sigurt për mendimet tuaja. Konfuzioni do jua bëjë ditën më të ngatërruar. Mos e lejoni t’ju ulë poshtë. Kuptoni se është veçse një nga ato ditët ku jo gjithçka shkon mirë. Jini i qetë dhe kalojeni
këtë fazë.

Luani
Diçka ju brengos dhe ju bënë të ndiheni keq. Mos e shikoni botën bardhë e zi. Mundohuni ti shikoni gjërat me më pozitivitet. Nuk ia vlen të shqetësoheni, sepse asgjë nuk zgjidhet në këtë mënyrë.

Virgjëresha
Ju duket sikur jeta po ju rrëshqet nga duart. Ndoshta ka ardhur koha ti shikoni gjërat me sy tjetër. Kini besim tek vetja juaj. Kjo është thjeshtë një fazë që do të kalojë së shpejti.

Peshorja
Keni një luftë të brendshme shpirtërore që nuk po ju lejon të jetoni jetën në paqe. Sot ndjeshmëria juaj do të jetë shumë e lartë. Mos mendoni për gjëra të mëdha. Jini me këmbë në tokë.

Akrepi
Po kaloni një periudhë të vështirë. Jeni pak konfuz gjatë ditës. Sot jeni më i vetëdijshëm për këtë fakt. Do të përballeni me një ndryshim drastik në jetën tuaj.

Shigjetari
Sot do të ndiheni shumë idealist. Nuk ka asgjë të keqe këtu, por sigurohuni që këto ideale ti kenë rrënjët në realitet. Ndihuni i lirë të ëndërroni për disa momente, por mos harroni të ktheheni me këmbë në tokë.

Bricjapi
Do të përballeni me sfida të vështira gjatë ditës së sotme. Mendoni si mund ta organizoni ditën tuaj në mënyrë më efikase. Lërini emocionet tuaja të lira. Përdoreni talentin tuaj për të gjetur paqe shpirtërore.

Ujori
Do të përballeni me keqkuptime të shumta sot. Jini i sinqertë dhe i dialogueshëm. Nuk do të bënit keq të tregoheshit i drejtpërdrejtë. Keni fuqinë për të lënë përshtypje të thellë tek të tjerët.

Peshqit
Ëndrrat dhe fantazitë tuaja janë më të vërteta nga çmendoni ju. Buzëqeshuni njerëzve që takoni. Edhe ata do jua kthejnë një buzëqeshje. E qeshura është kura më e mirë në jetë.