Edhe pse po kalojmë një mot të nxehtë dhe me temperatura të larta, pritet që sot pasdite dhe nesër moti të shoqërohet me reshje lokale.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit priten reshje lokale në të gjitha qarqet, në përgjithësi të dobëta.

IGJEUM  bën me dije se, reshjet do të jenë më të mundshme në zonat malore. Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin edhe formën e shtrëngatës, shoqëruar me rrufe dhe breshër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 32 °C

në vendet e ulëta: 19 / 38 °C

në vendet malore: 15 / 30 °C./b.l/noa.al/