Moti për ditën e nesërme parashikohet i kthjellët me zhvillim vranësirash në mesditë përgjatë zonave malore.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, parashikohet shi i izoluar në Verilindje në mesditë. Era me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek, ndërsa në bregdetin Jugor fiton forcë deri në 15 m/sek. Deti i forcës 4 me lartësi vale 1.8-2.5 metër. Mjegullinë lokale orët e mëngjesit.