Vendi ynë mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të theksuara paraqiten në zonat malore. Parashikohet që të njëjta kushte të qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë pasdites duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat kalimtare të mbizotërojnë në vend.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshim në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 15°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.