Duke filluar nga pasditja e nesërme dhe në vijim në vend do të rikthehen sërish reshjet e shiut.
Sipas Meteoalb, vijojnë kthjellimet në territor deri në mbrëmje kur vranësirat bëhen të dukshme.
Edhe paraditja e së enjtes mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë pas mesditës dhe në vijim, shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit.
Kthjellime me alternime vranësirash e shira afatshkurtër vijojnë edhe të premten.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë mëngjesin e së enjtes por rënie të lehtë sjell mesdita; rënia vijon më e ndjeshme të premten në orët e mesditës si pasojë e vranësirave dhe shirave të herë pas hershëm në territor.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook