Më 21 gusht hëna do të mbulojë diellin duke shkaktuar kështu eklipsin e plotë të diellit, dhe ky fenomen astrologjik ka ndodhur që prej vitit 1918.

Kjo do të çojë në uljen e temperaturave duke zhytur më shumë se gjysmën e planetit në errësirë.

Por kjo ngjarje, e cila sipas shkencëtarëve do të ndodh në 21 gusht, ka krijuar dhe shumë teori të shumta konspiracioni që qarkullojnë, duke lidhur këtë eklips të plotë diellor me apokalipsin, apo fundin e botës.

Në fillim të 2016, numerologu dhe vëzhguesi i yjeve David Meade parashikoi se Tokës do t’i vinte fundi në shtator, bazuar në shkrimet biblike dhe pozicionin e yjeve dhe planeteve.

Sipas tij, data e saktë e apokalipsit do të jetë 23 shtatori 2017, bazuar në kapitullin 12 të “Librit të Zbulimeve” duke e përshkuar këtë si një “shenjë nga parajsa”.

Por mbetet që të presim për vërtetësinë e studimit të tij, pasi të shumta kanë qenë parashikime të tilla por që koha ka treguar se kanë dështuar, siç ndodhi në vitin 2012, ku ishte parashikuar fundi i botës, bazuar në kalendarin e fisit Maja.