Keni dashur gjithmonë të nisni një biznes, por frika dhe pasiguritë nuk ju kanë lejuar të merrni iniciativën? Mesa duket zgjidhja  e problemit tuaj ndodhet në jashtëqitjen e maces.

Sigurisht, duket si një shaka e keqe, por është e vërtetë!

Një studim i ri i publikuar këtë javë bën lidhjen mes një paraziti të gjendur në feçet e maceve me mungesën e frikës dhe në rritjen e sjelljeve të guximshme të gjendura kryesisht tek sipërmarrësit.

Dr. Stefanie K. Johnson, lideri i studimit tha për CNN se njerëzit mund të infektohen nga paraziti i njohur si Toxoplasma gondii në qoftë se kanë kontakt direkt me feçet e maceve, ose me objekte të ndotura me të.

Studimi u publikua të mërkurrën nga Proceedings of the Royal Society B.

Njerëzit e infektuar kryesisht nuk kanë simptoma të një infeksion të toxoplasma-s, por në fakt kanë ndjesinë sikur janë të sëmurë me grip. Paraziti qëndron për një kohë të gjatë në trup, në një vend të veçantë.

Doktor Johnson thotë:

Vendi më i zakonshëm ku ky parazit preferon të shkojë është truri.  Ka shumë nga ne që ‘vërdallosen’ me parazitin në tru dhe nuk e dinë.”

Sipas studimit, të paktën 2 miliardë njerëz nga e gjithë bota janë të infektuar me parazitin që rritet në jashtëqitjen e maces.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook