ELBASAN

Një 37-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga pasi u bë shkaktar i bllokimit të qarkullimi të mjeteve në bulevardin “Aqif Pasha” në Elbasan.  Sipas policisë, i arrestuari bëri rezistencë si dhe kundërshtoi duke mos iu bindur urdhrit të forcave “Shqiponja’.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtoi dhe kanosi punonjësit e policisë të forcave të posaçme “Shqiponja”, por u vu në pranga nga Policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:S.S., 37 vjeç , banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, ky shtetas kishte parkuar mjetin e tij duke u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera dhe për shkak të detyrës ka kundërshtuar dhe kanos me fjalë punonjësit e policisë të forcave të posaçme “Shqiponja”, të cilët e kishin konstatuar këtë mjet por kanë hasur rezistencë nga drejtuesi i mjetit duke mos ju bindur urdhrit për ta lëvizur mjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.