Partia Demokratike ka postuar sot në rrjetin e saj Facebook një viedo nga e cila ka përmbledhur e analizuar të gjitha ngjarjet e ndodhura për 5 vitet e fundit në Shqipëri.  

Në postimin e saj në Facebook PD-ja përmend të gjitha ngjarjet e ndodhura përgjatë kësaj kohe, duke filluar që nga avionët e drogës e deri tek skandali më i fundit i tenderit të Unazës së Re, duke bërë përgjegjëse qeverinë :Rama”.


“Një vështrim të 5 viteve të qeverisë së rrënimit të shqiptarëve përmes vjedhjes së pasurive publike, lejimit të trafikut të drogës e kanabizimit të vendit, korrupsionit me taksat dhe PPP-të, ministrave të kapur nga krimi i organizuar, pastrimit të parave me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vjedhjes së tenderave si ai i Unazës së Re me parajsa fiskale! Një Shqipëri më e varfër e më larg Europës!”- ka shkruar Partia demokratike përkrah videos së postuar.