Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed është shpallur fituesi i çmimit Nobel për Paqen për vitin 2019. Marrëveshja e paqes e nënshkruar vitin e shkuar mes Etiopisë dhe Eritresë,
me ndërmjetësimin e Ahmed, i dha fund konfliktit ushtarak 20 vjeçar mes dy vendeve.

Ahmed u vlerësua me çmimin prestigjioz të Akademisë Suedeze për përpjekjet e tij për arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

301 kandidatë ishin nominuar për çmimin Nobel të këtij viti, duke përfshirë këtu 223 individë dhe 78 organizata. Mes kandidatëve ishte dhe aktivistja për çështjet e klimës Greta Thunberg dhe bashkëshortja e aktorit të njohur George Clooney, Amal.