Pas plot 5 orësh përfundon protesta e organizuar nga opozita, protestë e cila përgjatë gjithë kohëzgjatjes u shoqërua me dhunë dhe përleshje mes protestuesve dhe forcave të shumta të policisë që blinduan Tiranën ditën e sotme.

 

Menjëherë pas lajmërimit të kreut të Opozitës se protesta do të vijojë deri në rrëzimin e shefit aktual të qeverisë Edi Ramës, ka nisur dhe shpërndarja e protestuesve duke e lën bosh sheshin përpara Kryeministrisë.

Basha falenderoi protestuesit dhe u bëri me dije se më datë 21 shkurt, do të jetë protesta e rradhës.

“Ne zotohemi sot se kjo kryengritje do të vazhdojë deri në përmbysjen totale të këtij sistemi të kalbur. Takohemi të enjten në orën 10 në protestën e rradhës”, deklaroi Lulzim Basha për qytetarët protestues.