Rruga më e rrezikshme në botë është rihapur pas një aksidenti të frikshëm, që ndodhi 15 vjet më parë.

“Caminito del Rey” është një vendkalim i pasigurt buzë një gremine në jug të Spanjës. Pesë persona kanë humbur jetën dhe vendkalimi i mbyll në vitin 2001, për t’u rikonstruktuar.

Ai është rihapur me rregulla të forta sigurie. Në rrugën 3 këmbë të gjerë, vizitorët mund të përfundojnë atë për rreth 3-4 orë. Mjafton që ata të përdorin helmeta për të kaluar aty.

Kjo rrugë është ndërtuar para 100 vjetësh për të lidhur dy hidrocentrale në atë zonë dhe ofron një pamje fantastike të grykës së El Chorro. Që prej këtij muaji, biletat për të kaluar në këtë vendkalim kushtojnë rreth 10 euro.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook