Titulli i tetë radhazi në Serie A ishte unik për klubin e Juventusit, askush më parë nuk e kishte arritur diçka të tillë, një rekord absolut. Pavarësisht se u largua si i padëshiruar, ky ishte një titull i veçantë edhe për Allegrin, i pesti radhazi.

Festoi gjatë për titullin e tij të parë në tokën italiane edhe C.Ronaldo. Ylli portugez vijon të pasurojë muzeun e tij në Portugali me trofe të tjerë. Titulli kampion në Serie A vjen pasi më herët e ka bërë diçka të tillë edhe në Angli e Spanjë.

Jo vetëm kampion, Ronaldo u vlerësua dhe me një trofe personal shumë të rëndësishëm, futbollisti më i mirë në Itali. Ky trofe ka bërë që Ronaldo të festoi edhe në rrjetet sociale duke treguar një pjesë të sukseseve të tij:

“Kampion në Angli, Spanjë e Itali…Lojtari më i mirë në Angli, Spanjë e Itali…Nuk ka limite për arritjet kur ëndrrat mbahen të gjalla ditë pas ditë”, shkruan Ronaldo në profilin e tij në Instagram.