Para disa kohësh u përfol se çokollata snickers aq e preferuar nga të gjithë kishte në përbërje të saj thuajse vetëm plastikë. Është bërë publike në youtube proçedura që ndiqet për përpunimin e çokollatës. 

Së pari, përpunohet shtresa me kikirikë ku përzihet për disa orë me lëngun e karamelit. Pas kësaj proçedure futet në frigorifer për një periudhë kohore dhe pasi nxirret nga frigoriferi i vendoset shtresa e parë e përpunuar me kakao dhe qumësht. 

Proçedura e fundit është prerja e çokollatës në copëza dhe mbulimi i tyre me çokollatë. E vetmja plastike që përdoret për çokollatën Snickers është ambalazhi i saj. Përbërësit e çokollatës janë: kikirikë, karamel, kakao, qumësht dhe çokollatë. 

Për të gjithë ata që nuk rrinë dot pa çokollata, mund të vazhdojnë të konsumojnë snickers.