Showbizz është pushtuar nga sherri në Prishtinë ku 4 persona të maskuar rrahën reperin Fero, ku ky i fundit mori hak dhe përfundoi pas hekurave siç dëshmoi një video e postuar mbrëmë prej tij.

Por duket se edhe një situatë e ngjashme, por jo e përmasave të tilla, ka ndodhur në Shqipëri, ku reperi i njohur shqiptar Noizy, është “kërcënuar” në rrjetet sociale nga një komentues.

“Pas Feros e ke rradhën ti”, i ka shkruar qytetari. I menjëhershëm ka qenë reagimi i reperit, i cili i është kthyer komentuesit duke i shkruar: Fshi buzët se i ke me qumësht.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook