Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’u urojë një ditë të mbarë shqiptarëve duke i ftuar të gjithë të interesuarit të marrin p[jesë në konkurimin e hapur për vendet vakande për pozicionin “Drejtor” në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP).

Sipas kryeministrit, afati i fundit për aplikimin është 12 nëntori, ndërkohë që në një foto jep dhe disa nga kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar.

Kujtojmë që dy ditë më parë u shkarkuan nga detyra 8 Drejtorë Burgjesh, ku një prej tyre rezultonte si i dënuar më parë.

 Statusi i plotë
MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për vendet vakante të Drejtuesve në 24 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 12 Nëntor dhe për t’u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit në këtë proces të radhës transparent të konkurrimit publik, të bazuar në parimin e meritokracisë, mjafton një klikim në: www.drejtesia.gov.al

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook