Sonte, planeti i kuq do të duket më së miri pasi do shfaqet më i madh dhe më i shndritshëm.

Mësohet se gjatë muajit të korrikut orbitat e Tokës dhe të Marsit kanë qenë në në pozicion të rrallë të quajtur “perihelic opposition”.

Kjo do të thotë që Marsi, Dielli dhe Toka po të përputhen, me planetin tonë në mes.

Ky fenonem i rrallë herën e fundit ka ndodhur rreth 15 vjet më parë.

Gjatë natës planeti i kuq do të shfaqet tre herë më i madh se zakonisht.

Sipas NASA-s, ky fenomen pritet të ndodhë sërish më 15 shtator 2035.

Të gjithë mund të shohin këtë sot në mbrëmje, me kusht që qielli të jetë i pastër.

Astronomët janë vendosur në hemisferën jugore për të parë më mirë këtë fenomen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook