Bindjes Demokratike i ikën edhe kandidati për Bashkinë e Kamzës Ylber Gjata, pas atyre të Kavajës e Lezhës.

Përmes nje letre drejtuar Komisionit Qendror Zgjedhor, Ylber Gjata paraqiti kërkesën për dorëheqje nga kandidimi i tij si kryetar i bashkisë së Kamzës, nën siglën e BD, për zgjedhjet vendore.

Në letrën e tij sqarohet se ishin shkaqet shëndetësore dhe konsultat mjekësore që do të duhet të bënte jashtë shtetit ato që e pamundësonin vijimin e garës.