Vetëm pak ditë më parë Partia Demokratike përjashtoi nga strukturat e saj deputetin për qarkun e Lushnjës Myslim Murrizin, për shkjak se ky i fundit nuk pranoi dorëzimin e mandatit të deputetit siç të gjithë anëtarët e PD-së vepruan.

I ftuar në emisionin “Arena” në Ora News Murrizi ka deklaruar se vinidimin e PD-së për përjashtimin e tij do ta ankimojë në Komisionin e Apelimit që kryesohet nga Arben Ristani.

“Do ta ankimoj tek Arben Ristani vendimin këto ditë. Kam argumentet e mia. Do ta ankimoj tek Komisioni i Apelit. Është zgjedhur vetëm Beni. Katër anëtarët e tjerë nuk janë zgjedhur. Do ta ankimoj vendimin tek Gjykata e Partisë. Unë mendoj që të drejtën për të qenë demokrat nuk ma heq asnjë pinjoll i Sigurimit të Shtetit. Do ta ankimoj duke renditur të gjithë shembujt nga ’91-shi, përveç të ndjerit Azem Hajdari. I dytë jam unë i përjashtuar. Për ata që vijnë nga Sigurimi dhe Partia e Punës nuk është mbajtur ky qëndrim,- deklaroi Myslim Murrizi.