Pas sasisë rekord në Durrës, më shumë se 1.5 ton kokainë është sekuestruar në Kolumbi e fshehur në një korsi mallrash.

Sipas mediave belge, sasia e madhe e drogës kishte destinacion Antwerp-in në Belgjikë.

Kokaina u sekuestrua të premten në portin Santa Marta, në bregun e Karaibeve.

“Në kontrollin e zhvilluar në portin e Santa Martas, policia kombëtare e antidrogës konfiskoi 1626 kg kokainë midis një dergese me fruta (banane) me destinacion Antwerp, Belgjikë,” thuhej në deklaratën për shtyp të policisë

“Droga u gjet brenda në kontenier. Ajo ishte e ndarë në 1600 pako jeshile drejtëkëndore, që ishin vendosur në mënyrë strategjike pa u vënë re,” raportoi policia.

Vlera e kokainës në tregun evropian arrin gati 89 milionë dollarë, shkruajnë mediat belge.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook