Shqipëria i është bashkuar qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke njohur liderin e opozitës Juan Guaidó si Presidenti të Përkohshëm të Venezuelës.

Përmes një postimi në “Twitter” kreu i qeverisë pohoi se Shqipëria e njeh Guaidón si kreun e shtetit të Venezuelës.

 

“Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidenti të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të #Shqipërisë i uroj Jauaidos dhe venezuelianëve të guximshëm që të kenë sukses në zhdukjen e paligjshmërisë që ka kthyer vendin në ferr për popullin”, shkroi Rama në Twitter.

Rikujtojmë se edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se e njeh Juan Guaidó, si president të përkohshëm të këtij vendi