Ka nisur seanca parlamentare ku ndër të tjera po votohet për dekretet e Presidentit Meta, pra për shkarkimin e Bushatit nga posti i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe emërimin në këtë post të Kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se pas shkarkimit Bushati, është emëruar në detyrën e kryetarit të delegacionit të OSBE-së.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se krupi i tyre nuk do të marrë pjesë në votim, ndonëse do të jenë në seancë.