Skuadra e Koresë së Jugut, arriti të mposhte Gjermaninë këtë Botëror.

Padyshim një sukses historik, sepse ata jo vetëm që mundën Kampionëet e Botës, por edhe i eleminuan ata përpara kohe.

Megjithatë në vendin e tyre kjo fitore nuk është lexuar kështu. Ekipi ka mbërritur në shtëpi dhe pritja s’ka qenë siç mendohej.

Për të pritur kombëtaren kanë qenë të pranishëm rreth 500 vetë që i kanë goditur ata me vezë dhe jastëk. Mesa duket tifozët vendas kanë pasur një besim të madh te kombëtarja e vendit të tyre.

Ja video:

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook