Pas protestës kreu i opozitës Lulzim Basha u nis mbrëmjen e djeshme drejt Vjenës për një takim me zyrtarë të lartë atje, ku mësohet se  temë diskutimi ka qenë aktualiteti dhe ngjarjet politike që kanë ndodhur ditëve të fundit në Shqipëri.

Mesa duket takimi me përfaqësues të grupit të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE në Vjenë, ka zgjatur shumë pak pasi mësohet se Basha është kthyer menjëherë në Shqipëri dhe ka kërkuar mbledhjen e Kryesisë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në orën 18.00 Kreu i opozitës ka thirrur mbledhjen e kryesisë së PD me një pikë në rendin e ditës: hapat që do të ndërmarrë forca më e madhe e opozitës për vazhdimin e protestës.

Kujtojmë se kjo lëvizje e rradhës nga Basha vjen një ditë pas dorëzimit të dokumentit me firmat e deputetëve për lënien e mandateve.