Vajza e vetme e ish-ministres Nikolla, mbas zbulimit që ajo studionte në Francë tashmë zbulohet një fakt tjetër që ajo është kthyer dhe po punon si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë.

Ky fakt është zbuluar nga vetë Lindita Nikolla ku në deklaratën e saj të pasurisë që e ka publikuar tek Open Data ajo deklaron se Livia Nikolla paguhet me 886.056 lekë në muaj për punën që bën. Ligor Nikolla nga ana tjetër bashkëshorti i ministres ka punuar si dekan me pagën 1.224.744 lekë në muaj.

Lindita Nikolla – Ministre e Arsimit
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
Të ardhura neto nga paga si Ministër i Arsimit dhe Sportit, 1 559 561 lekë.
Të ardhura nga Bonuse / Të ardhura neto nga honorare, 90 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1) Bashkëshorti, Z. Ligor Nikolla të ardhura nga paga neto si Dekan, 1 224 744 lekë.
2) Bashkëshorti, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Strugës, 4 428 euro.
3) Bashkëshorti, honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, 436 105 lekë.
4) Vajza, Znj. Livia Nikolla të ardhura nga paga neto si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, 886 056 lekë.
5) Vajza, të ardhura nga shpërblime, 147 676 lekë.

LEXO EDHE:  Lindita Nikolla uron të gjithë mësuesit, ka një premtim për ta