Aktorja Hulya Avsar është ikonë e kinematografisë turke, por në Shqipëri ajo është bërë e njohur vetëm së fundmi në rolin e “Sulltanesha Safije”, në serialin historik “Kosem”.

Jeta private e 54-vjeçares ka qenë gjithnjë në vëmendjen e mediave, sidomos ndarja nga bashkëshorti Kaya Çilingiroglu.

Hulya dhe Kaya kanë bashkë një vajzë me emrin Zehra e cila duket shumë e lidhur me prindërit.

Pas ndarjes, Hulya nuk është parë më në një lidhje të re dhe ish-bashkëshorti është shprehur në një intervistë se kjo nuk ka për të ndodhur pasi nuk është e lehtë të jesh bashkëshort i saj.

Ai u shpreh se gjysma e shokëve të tij pas ndarjes e kishin joshur Hulyan, por ajo i kishte refuzuar.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1355″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook