Stilisti i famshëm i modës i cili vdiq në moshën 85-vjeçare, në një pronocim është shprehur se e gjithë pasuria e tij do të trashëgohet nga macja e tij, Choupette.

“Ajo ka fatin e saj, ajo është një trashëgimtare, dhe nëse diçka më ndodh, personi që do të kujdeset për të nuk do të jetë një mjeran. Paratë që nuk do të mar me vete, i takojnë asaj…Choupette është një vajzë e pasur’, është shprehur Karl.

Karl gjithashtu konfirmoi se kishte caktuar macen e tij si trashëgimtare zyrtare ndër të tjerë.

Marrëdhënia mes maces dhe stilistit nuk ishte një marrëdhënie dosido pasi ai ishte gati të ndryshonte ligjet dhe të martohej për herë të parë me Choupette. Karl shprehej se macja ishte gjithçka kishte, dhe se ishte shume xheloze për të.

Një një intervistë Karl është shprehur se Choupette ishte xheloze për çdokënd, nuk donte askënd të qëndronte afër Karl përveç saj.