Kryeministi Edi Rama ka komentuar rreth çështjes “Tahiri” dhe ka folur për dy patentat e Tahirit të cilat u gjetën në makinën e një biznesmeni, së bashku me shumën prej 863 mijë euro.

Edi Rama nuk ka pranuar të japë koment të drejtë për drejta për çështjen, duke ja lënë të gjitha prokurorisë.

“Unë nuk jam avokat i Tahirit, as qeveria dhe as PS nuk është avokat i tij”, shtoi Rama.

“Për çfarë duhet të prononcohem unë. Kjo është një çështje që i takon ekskluzivisht Prokurorisë, nuk më takon mua, nuk i takon qeverisë, nuk i takon PS. Jam konsekuent të atë që kam bërë gjithmonë, kam thënë që në ditën e par që është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kjo është një çështje që i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij, unë nuk jam avokat i Tahirit, as qeveria dhe as PS nuk është avokat i tij. Përpara drejtësisë duhet të sillemi të gjithë si të barabartë. Ndërkohë nga ana tjetër, sigurisht kam parë dhe kam dëgjuar, por as kam parë dhe as kam dëgjuar asnjë përpjekje për një shpjegim racional për këtë çështje nga ata që kanë të drejtën dhe detyrën të flasin që janë njerëzit e medias. Nuk i takon politikës sipas meje që të futet në mes, aq më tepër kur rasti është i tillë”, tha kryeministri Rama.

LEXO EDHE:  “Nuk kisha në plan të shkoja në Shkodër”, reagon Manjani: Ajo sajesa e marrjes së Titullit të “shkuljes së dhëmbëve” në Vlorë, ishte...

Ky është një tjetër moment pse unë them se është argument pse media është kthyer në një kazan pretencash dhe ndëshkimesh.

Fakti është ndryshe. Ne e lamë çështjen në duar e drejtësisë. Ne nuk kemi luajtur mendsh akoma për të çuar një qytetar në prandaj pa asnjë provë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook