Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi, ka vendosur të dalë kundër të gjithëve, duke sulmuar qeverinë.

Përmes një statusi në Facebook, Patozi shkruan se: Tri ngrehina të kalbura të sistemit tonë politik po shkërmoqen dita-ditës dhe fare qartazi përpara syve tanë. 

Ato janë drejtësia, partia e Lulit dhe LSI-ja. 

“Rilindja”, po aq e molepsur, po përpiqet me shpirt ndër dhëmbë të mbahet pas “tepsisë” se pushtetit.

Statusi i Astrit Patozit

PËR ATA QË PO PËRPIQEN TË NDALIN TËRMETIN

Tri ngrehina të kalbura të sistemit tonë politik po shkërmoqen dita- ditës dhe fare qartazi përpara syve tanë.

Ato janë drejtësia, partia e Lulit dhe LSI-ja.

“Rilindja”, po aq e molepsur, po përpiqet me shpirt ndër dhëmbë të mbahet pas “tepsisë” së pushtetit për të fshehur më kot faktin e njohur botërisht se po kalon të njëjtën krizë.

Por e ka të pamundur, sepse procesi i dekompozimit është i pandalshëm dhe i pakthyeshëm.

Në këtë reaksion zinxhir të rënies është njësoj si të përpiqesh të ndalësh tërmetin, pas paralajmërimit të shërbimit sizmiologjik.

Ndaj e vetmja shpresë për Shqipërinë është një politikë e re, e cila nuk ka asnjë lidhje me gërmadhat e sistemit, që po rrëzohet, herë pa zhurmë, e herë me rënkime.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook