Ish-kryeministri Fatos Nano mori ftesë për të marrë pjesë në Kongresin e PS-së.

Fillimisht u tha se Fatos Nano e kishte pranuar ftesën dhe do të ishte i pranishëm në Kongres por me sa duket ai nuk ka ardhur pasi deri tani nuk është shfaqur.

Nuk dihen arsyet se pse nuk ka marrë pjesë Fatos Nano në Kongresin e PS, i cili ka përmbyllur pjesën e parë të punimeve. Një ditë më parë, Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se Nano është një figurë historike e PS dhe ndaj ka marrë ftesë.