Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një konferencë për mediat nga selia e PD ka publikuar një video që tregon momente nga arrestimi i protestuesve kuksianë për tarifën në Rrugën e Kombit.

Paloka shprehet se rrëmbimi dhe arrestimi i qytetarëve kuksianë në mes të natën është në kundërshtim me ligjin.

Deputeti shtoi se për më tepër protestuesit e arrestuar vijojnë të mbahen në burg dhe pse kryeministri Edi Rama e pranoi se ishte fajtor për taksën, pa bërë konsultime dhe informuar qytetarët.


Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook