Demokratët do të mbledhin sot  Kuvendin Kombëtar organin më lartë vendimmarrës të tyre, i cili do të votojë për lidershpin e ri të partisë.

Mbledhja e e Kuvendit Kombëtar që do të mbahen në Pallatin e Kongreseve  i hap rrugën  zgjedhjes ekipit të ri të Lulzim Bashës me të cilin ai  do të dalë para votuesve për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2019. Kuvendi Kombëtar mblidhet menjëherë pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj të degëve në të gjithë vendin. Këta të zgjedhur do të votojnë për këshillin kombëtar të selisë blu.

Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha,do të mbajë një fjalim ne Kuvendin Kombëtar e cila më pas do të pasojë me listën e kandidatëve përzgjedhës për këshillin kombëtar. Të drejtën e përzgjedhjes për të propozuar kandidatë e ka vetëm kryetari i partisë,kryesia dhe 15% e anëtarëve të partisë demokratike.

Të gjitha propozimet futen në filtrin e kyesis së partisë demokratike e cila më pas merr vendimin për kandidatët të cilët do të jenë pjesë e keshillit kombëtar.Po sipas statutit,  automatikisht në këshillin kombëtar bëjnë pjesë deputetët, kryetarët e bashkive, kryetarët e këshillave bashkiakë por dhe ish-presidentët, ish-kryeministrat dhe ish-kryetarët e Kuvendit.